Faqja në Instagram e “Dancing With The Stars Albania” ka publikuar të gjithë anëtarët e jurisë, duke nisur nga Olta Gixhari, Lori Bala, Valbona Selimllari dhe kryetarin e Jurisë, Ilir Shaqiri.
“Balerin dhe koreograf i shquar në Shqipëri dhe jashtë saj. Pjesë e programeve televizive italiane si “Buona Domenica” apo talent show i famshëm “Amici”. Ka qenë për 7 edicione radhazi kryetar jurie në “Dancing With the Stars”. Karizmatik, por edhe thumbues, ju prezantojmë me Ilir Shaqirin, Kryetarin e jurisë së #DWTS“, shkruhet në faqen e DWTS në Instagram për Ilir Shaqirin.
“E para në Shqipëri me një titull bukurie, Valbona Selimllari nuk ka ngurruar të kërcejë në skenë. Sezonin e kaluar ajo përforcoi dashurinë e publikut për të me komentet e shumta dhe batutat virale. Sa kritike do të jetë ajo me 15 çiftet e #DWTS?!”, shkruhet për Valbona Selimllarin në faqen e DWTS në Instagram.
“Shquhet për profesionalitetin e saj, natyrën kërkuese dhe kritike. Lori Bala ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë të DWTS dhe më e spikatura, duke marrë kështu ftesën live në gjysmëfinale për të qënë pjesë e jurisë. A do vendosë ajo shumë dhjeta në #DWTS?!”, thuhet në postimin për Lori Balën.
“Një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve. Aktore filmi dhe teatri, një nga personazhet më të komentuar të Big Brother Vip, Olta Gixhari është zyrtarisht anëtare e jurisë së #DWTS!”, shkruhet për Olta Gixharin.
/Labirinth
- VIDEO/ Alba e kapi duke u përqafuar me Nennan në shtrat, Limi qesh: Mu duk sikur më kapi gruaja…
- VIDEO/ Alba kap Limin dhe Nenna të përqafuar në shtrat, shpërthen në lot: Për çfarë ta dhashë besën?
- VIDEO/ Big Basta flet për Big Mamën: Ironizonte Albën për…
- Alba jep mesazhin e fortë për vajzat: Edhe nëse të gjithë i keni kundër, ju duhet të…
- “Do t’i impresiononi njerëzit me besimin në vetvete”, Horoskopi i datës 10 Maj
- VIDEO/ Prindërit e saj nuk pranuan ta takojnë, Alba Pollozhani shpërthen në lot