Moderatorja Sara Gjoka ka sqaruar deklaratën e Xheneta Fetahut në “E diell”, se ajo i ka shkruar të dashurit të saj.
“Ka ndodhur përballja ime me Xhenetën në pishinë. Ka qenë një djalë që më ka shkruajtur mua. Nuk ka qenë i lidhur me Xhenetën. Edhe nëse do t’i kisha shkruar e para nuk ka asgjë të keqe për të gjitha gocat që mund ta bëjnë. Pavarësisht se nuk më ka ndodhur rasti që të kem nevojë t’i shkruaj dikujt e para. Në momentin që më shkruan dikush, unë nuk jam fallxhore që ta di se me kë flet ai person. Jetojmë në një vend të vogël, ku 80% e njerëzve njihen me njëri-tjetrin. Jemi njerëz që dalim që frekuentojmë të njëjtat vende dhe nëse do ishte ky problemi i bie që ajo mund të ketë folur me 90% të djemve. I bie që 90% të djemve ne nuk duhet të dalim?! Në pishinë ka ndodhur përballja ime me Xhenetën pasi ajo më ka parë me të. Aty mora vesh revoltimin e saj kundrejt këtij djalit që ishte i shoqëruar me mua, mirëpo ky mohoi në syrin tim dhe njerëzve që na rrethonin, i tha: nuk kam punë me ty. Që do të thotë nuk qëndron problemi aspak tek unë. Edhe sikur të të vijë inat merru me djalin e huaj, ke mbyllur s’ke mbyllur gjë. Për më tepër që aty u mohua çdo gjë dhe ishte një marrëdhënie e mbyllur.“, tha Sara në Top Albania Radio.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
