Gjatë një bisede me Stelinën dhe Krusitën në shtrat mbrëmë, Miri ka komentuar situatën mes tij dhe Selinit.
“Isha unë burrë i martum, ajo ishte gocë beqare. Kam marrë unë halle, se unë do ndahesha nga gruaja nesër, po ajo? Do i thoshin thjesht “O ti, si shkon me 50 vjeçarin?” Unë nuk lej as gruan, nuk lej as kalamonin dhe jam prapë këtu ku jam. E di për çfarë jam xheloz? Ne gjatë ditës konsumonim shumë pak kohë bashkë, se ishim te krevati. Në fund të ditës, dinim ku t’i bënim muhabetet. Në momentin që u ndamë nga krevati, ajo dhe unë u afruam më shumë gjatë ditës. Edhe kot, jo për të bërë lojë, për të bërë situata. Me ardhjen e Gimbos, kjo koha mua më iku. Unë nuk shkoj mbas asaj. Ajo doli zbuluar me fuqinë që mori. Donte të shkëputej nga kjo gjëja, duke shfrytëzuar këto situata dhe këtë djalin (Gimbon), që ishalla do Zoti kanë një lloj kimie, që dhe të përfundojnë bashkë. Bëje lojën, unë kam lojën time. Por mos më thuaj që do ndahemi tek dita 39. Unë kam thënë po e more ti, e kam fituar dhe unë “BBV”. Por po e mora unë, ti s’ke thënë kurrë që je e gëzuar.”, tha Miri.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
