Mar. Jan 7th, 2025

VIDEO/ Top Channel në zi! Nga Ledioni te Arbana, dedikimet prekës për punonjësen e televizionit që u nda nga jeta

Një ngjarje e hidhur i ka trishtuar personazhet të njohur e të panjohur që punojnë në Top Channel.

Keti, punonjësja e Top Channel, që si duket ka qenë një personazh i dashur për të gjithë është ndarë nga jeta.

Në Prime të Big Brother VIP, moderatori Ledion Liço dedikoi disa fjalë për të.

“Një ngjarje na ka tronditur të gjithëve ne të Top Channel. Në mëngjes herët mësuam që një kolegia jonë e nderuar, e cila prej vitesh kontribuon në Top Channel dhe që jo më larg se të shtunën qëndronte përballë meje për të ndihmuar me programin Keti ndërroi jetë. Edhe e di që në këto çaste është duke buzëqeshur me engjëjt. Do doja t’i shprehnim në emrin tim, të Top Channel, Big Brother ngushëllime familjes dhe të afërmve të saj dhe të thoja që buzëqeshje si e Ketit janë të rralla dhe lum ata lart që po i shijojnë sonte“, u shpreh Ledioni.

Nga ana tjetër opinionistja e Big Brother VIP 4, Neda Balluku ka reaguar gjithashtu me një postim në Instastories, ku shprehet e trishtuar.

“Ah zemër, sa gjurmë të mirë lë dhe si ike kështu… jam pa fjalë. U prehsh në paqe zemër. Të pastë Zoti pranë vetes!” , shkroi Neda.

Edhe moderatorja e “Portokalli”, Kiara Tito ka shkruar disa fjalë të ndjera për Ketin.

“Kështu do të mbaj mend gjithmonë. Me buzëqeshjen që s’tu nda kurrë. Keti e dashur, ti ke shkruar dedikime çdo ditë në filxhanet e kafes, duke u kujdesur t’i zbukuroje mëngjesi çdokujt. Nuk e kisha menduar që sot do të shkruanim të gjithë dedikime për ty. Prehu në paqe shpirt i lirë”, shkruan Kiara Tito.

Megi Pojani, moderatorja e “Përputhen” ka zbuluar bisedën e saj të fundit me të.

“Keti mendoja për ty edhe kur largohesha nga Topi. Doja kaq shumë të të shihja të lumtur. Më lëndoje kur më thoje se ndiheshe vetëm. Kishim lënë një kafe jashtë Topit pas vitit të ri. Do bënim botoks bashkë. Do fillonim nga e para. Do më mungosh shumë. Meritoje më të mirat në këtë jetë. Gjetsh lumturinë në të përjetmen. Jeta s’të trajtoi siç e meritoje. Të duam shumë. Jam zemërthyer për largimin tënd. Pirros do t’i mungosh shumë”, shkruan Megi.

Edhe pse nuk punon më në Top Channel, Arbana Osmani gjithashtu ka reaguar e trishtuar për ikjen e parakohshme të Ketit.

“Ruaj ende me dashuri dedikimet me të ëmbla që më shkruante Keti jonë e Barit në kapuçinon time çdo mëngjes gjatë punës sime dhjetra vjeçare në Top Channel. Nëse ai vend ka qenë dhe mbetet shtëpi për mua ka qenë edhe sepse njerëz si Keti më kanë dashur si fëmijë, edhe kur u rrita aty. Lamtumirë Keti, ma theve zemrën”, shkruan Arbana.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *