“Tinka Kurtin e kam pasur idhull”, kështu deklaroi Laert Vasili brenda shtëpisë së Big Brother VIP 4.
Ndërsa më pas mori një mesazh urimi nga e madhja Tinka Kurti, e cila tregoi se ndodhej në një shtëpi të moshuarish.
“Kam pasur shumë probleme. Kam pasur fatin tjetër që erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi. Doja që të ikja sa më parë, por tani nuk them se dua të ik sepse ka njerëz të mrekullueshëm. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur. Më vjen shumë mirë kur iu kushtoheni shumë artistave, sepse jemi të numëruar në jetë tani. Ja na iku Margarita. Na la një dhimbje të madhe. Për mua ka qenë tronditje e madhe, sepse unë kam fituar nga ajo. Ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit”, tha ajo.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
