Qëndrueshmëria e marrëdhënies mes Egli Takos dhe Gjestit ka qenë shumë e diskutueshme jo vetëm nga publiku, por edhe nga vetë ata të dy.
Si fillim Gjesti shprehej se kishte vetëm një pëlqim për të, ndërsa Egli thoshte se kishte ndjenja. Por me rikthimin e saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP 4, Gjesti dukej tepër i interesuar. Ai e pranoi më në fund se kishte ndjenja për Eglin, por gjithsesi marrëdhënia e tyre ishte vazhdimisht me ulje dhe ngritje.
Asgjë nuk ka qenë e qartë, madje deri ditën e fundit, kur Gjesti rrëmbeu fitoren e këtij edicioni të Big Brother.
Egli tha se ajo ishte e gatshme për të vazhduar romancën jashtë shtëpisë, por Gjesti ishte jo shumë i sigurt për përputhshmërinë mes tyre.
“Nuk kam minimalisht dëshirë për të bërë asnjë përpjekje. Më dhemb shumë, por jeta vazhdon. Nëse ai do të vazhdojë jetën e tij dhe unë do vijoj timen”, tha Egli në natën finale.
Ndërkohë që Gjesti pasi doli nga shtëpia, në një intervistë për Top Channel u shpreh se doli nga shtëpia i dashuruar.
Mbrëmjen e djeshme Egli ka publikuar një video në Instagram, ku ata shihen të dy.
“Dje, sot, nesër”, shkruan Egli krahas videos, ku shfaqen të përqafuar me njëri-tjetrin.
- VIDEO/ Luiz Ejlli uron Kurban Bajramin: Shqiptarët nuk e kanë ndarë kurrë sofrën sipas kishës apo xhamisë!
- “Fati yt i jashtëzakonshëm ka dalë përsëri në pah”, Horoskopi i datës 6 Qershor
- Është shtatzënë apo jo? Kiara Tito reagon për herë të parë
- VIDEO/ Fifi dhe Egli Tako publikojnë bashkëpunimin e tyre muzikor
- VIDEO/ Me vëllain hipur në motor, Gjesti publikon pamje nga fshati i tij
- “Një pasuri e madhe po ju pret”, Horoskopi i datës 5 Qershor, sipas Meri Shehut