Mbrëmjen e djeshme, aktori Laert Vasili u thirr nga Ledion Liço që të shkonte në skenën e spektaklit për të recituar një poezi të Teodor Kekos, e cila titullohet “Djali dhe nëna”.
Laerti u nis drejt skenës së madhe të reality shoët dhe recitoi poezinë mes lotësh. Ai më pas takoi të gjithë ish-banorët e Big Brother VIP 4, ku mes tyre u pa përqafimi i fortë me këngëtarin Klajdi Musabelliu dhe Livia Brungan. Por nuk e vuri re që nëna e tij ishte ngjitur në skenën e spektaklit së bashku me Ledionin.
Kur Laerti u kthye dhe pa të ëmën u shtang dhe iu ul në gjunjë duke u përlotur. Nëna nuk donte që Laerti t’i ulej në gjunjë dhe u mundua ta çonte duke i thënë fjalët më të bukura.
“Shpirti i mamit, djali i mamit, ylli i mamit. Të do mamaja kështu siç je me të mirat e të këqijat e tua. O yll, o djalë, o floriri nënës çohu. Erdhi mamaja për të gjitha detyrimet që ka. Kemi një detyrim të madh për babin. Dhe ti të jesh i qetë, të vazhdosh punën tënde”, i tha nëna Laertit.
- Është shtatzënë apo jo? Kiara Tito reagon për herë të parë
- VIDEO/ Fifi dhe Egli Tako publikojnë bashkëpunimin e tyre muzikor
- VIDEO/ Me vëllain hipur në motor, Gjesti publikon pamje nga fshati i tij
- “Një pasuri e madhe po ju pret”, Horoskopi i datës 5 Qershor, sipas Meri Shehut
- Këto shenja të Horoskopit do të jenë të favorizuara në ditët në vijim
- “Do jeni të mençur, të duruar dhe të respektuar gjatë kësaj dite”, Horoskopi i datës 5 Qershor