Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli ende nuk kanë zbuluar se ku do i shohim në sezonin e ri televiziv.
Pak javë më parë, u bë e ditur se Meritoni do të sjellë në Top Channel programin e tij ku interviston reperë të ndryshëm, nga i cili ka zbuluar shumë talente të reja të cilët sot janë mjaft të suksesshëm.
Burime për “Vip Magazine” kanë bërë me dije se edhe Ilnisa do të vijë me një projekt personal. Ajo po punon për një podcast, i cili do të transmetohet në valët e Top Albania Radios.
Ilnisa ka postuar në video në Instastories, ku shkruan: “Ai momenti kur do të thuash diçka, por s’e thua dot”. Mos ndoshta e ka për projektin e ri?
Kujtojmë se Meritoni dhe Ilnisa vijojnë lidhjen e tyre të dashurisë edhe pas daljes nga “Big Brother Vip”, aty dhe ku nisi romanca e tyre shumë e komentuar.
- “Mbetëm pa ushqim”, Julia Ilirjani përlotet në emision, tregon bisedën me vajzën
- Xheneta iu nxjerr sekretin Jozit dhe Loredanës
- VIDEO/ Lim Hoti publikon për herë të parë të birin, ja si e uron për ditëlindje
- VIDEO/ Einxhel Shkira zbulon emrin e veçantë të djalit të saj
- “Koha për argëtim ka mbaruar”, Horoskopi i datës 21 Maj
- VIDEO/ Tiri dhe Shkëlzeni ‘e djegin’ në Turqi, Neda ‘iu kthehet’: Shokët tuaj janë me nga tre kalamaj!