Wed. Mar 18th, 2026

VIDEO/ “Selin po gënjen”, Lorna: Kur zihet me Mirin të thotë…

Ish-banorja e BBV5, Lorna Hysa, teksa ishte e ftuar në emisionin “Big Brother Radio” sqaroi se mes saj dhe Mirit nuk ka pasur kurrë diçka dhe se nuk ka interes. Po ashtu Lorna tha edhe disa fjalë për Selin.

“Jo, unë nuk thashë që është xheloze por i pëlqen që të më përmendë vazhdimisht. Nuk e di se çfarë ndjen Selin. Kur isha brenda në lojë mendoja okej ndoshta më shikon si rrezik për aleancë ose një person që do ta nxjerrë jashtë. Ndërsa jashtë unë nuk e kam pritur që edhe deri dje sepse prapë vazhdon që të më përmendë ajo të thotë edhe në Prime: “Lorna, Lorna, Lorna.” Unë e mirëkuptoj nëse ajo më përmend mua sepse kemi patur le të themi lojën së bashku. Por vazhdimisht ka këtë tendencën që kur zihet me Mirin të thotë: “Sepse Lorna shoqja jote…” Jam dakord që më përmend, por pse shton gjëra që janë të paqena. Unë nuk kam mundësi që t’i kthej përgjigje sepse po të isha, 30 minuta e shikonte ajo se çfarë përgjigje do t’i ktheja. Do t’i thoja që po gënjen, nuk po thotë një të vërtetë. Vazhdimisht gënjen, unë e mirëkuptoj nëse thotë një të vërtetë, por nëse ti po gënjen është komplet gënjeshtër.”, tha ajo.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *