Një video qarkulloi në rrjetet sociale, ku aktorja dhe këngëtarja Rozana Radi, banore e Big Brother VIP 4 takoi dikë në Dhomën e Dëshirave.
Kjo video e cila ka qarkulluar në TikTok, tregonte qartë që sapo Rozana hapte derën dikush shfaqej para saj, ndërsa Rozana e mbyllte derën menjëherë.
Por fansat e reality showt dyshuan se Rozana po takohej me ish-banoren Egli Tako.
Ditën e djeshme, faqja e Big Brother VIP në Instagram konfirmoi se Egli do të rikthehet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, teksa u publikuan disa pamje ku dukej se ajo ndodhej në “Dhomën e Bardhë”.
Ndërkohë që së fundmi Rozana dhe Gjesti kanë bërë një bisedë teksa qëndronin në ambientet e jashtme të shtëpisë.
Rozana e ka pyetur Gjestin nëse mendon që do ta sjellin Eglin në shtëpinë e Big Brother.
“A thua e sjellin Eglin këtu. A e mendon?”, e pyeti Rozana Gjestin.
“Qysh jo. E mendoj, kam patur momente shumë të mira me të. Po diku shkoj gjendja keq”, tha ai.
Teksa Rozana po bënte këtë bisedë me Gjestin, e ndali fjalën e saj. A mendoni se Rozana e di që Egli do të futet sonte në shtëpi? Mbetet për t’u parë reagimi i saj.
Shikoni videon:
- VIDEO/ Luiz Ejlli uron Kurban Bajramin: Shqiptarët nuk e kanë ndarë kurrë sofrën sipas kishës apo xhamisë!
- “Fati yt i jashtëzakonshëm ka dalë përsëri në pah”, Horoskopi i datës 6 Qershor
- Është shtatzënë apo jo? Kiara Tito reagon për herë të parë
- VIDEO/ Fifi dhe Egli Tako publikojnë bashkëpunimin e tyre muzikor
- VIDEO/ Me vëllain hipur në motor, Gjesti publikon pamje nga fshati i tij
- “Një pasuri e madhe po ju pret”, Horoskopi i datës 5 Qershor, sipas Meri Shehut