Livia Brunga i ka treguar Rozana Radit për herë të parë marrëdhënien që ka me të atin.
Livia është shprehur se prindërit e saj janë ndarë që kur ajo ishte 1-vjeçe dhe për herë të parë ajo ka mundur ta takonte të atin në moshën 6-vjeçare.
“Janë ndarë kur unë isha 1-vjeçe. Unë nuk e kam parë babin. Ai ishte, në atë kohë, “më ndau gruaja, ik, s’dua me ta pa më bojën!”. E takova kur isha 6-vjeçe, nuk e di se si i lidhi kontaktet mami im, sepse më thoshte “jam pro, ti duhet të njohësh babain tënd”, po unë 6-vjeçe, ai duhet të kishte vendosur për mua. Ti nuk e imagjinon! Kur erdhi atëherë të merrte tek stacioni i trenit, dhe mami më tregon që atëherë jam mek, qaja, sepse nuk e njihja. Mua më dukej sikur po më lije me një njeri të huaj. Mami më ka thënë gjithmonë: “Vetëm shpirti i tij e din se çfarë do të thotë të mos shohësh fëmijën tënd”. Nuk e di… Deri kur të bëhem vet prind ndoshta s’do e di kurrë! Kam kureshtje ta takoj. Unë jam mikëpritëse. Unë nuk kam inat, nuk kam hatërmbetje, nuk kam asgjë. Kam vetëm kureshtje ta njoh”, ka treguar Livia.
- Mariana Kondi konfirmon ndarjen e Erand Sojlit nga bashkëshortja: U mundova të bëja diçka, por…
- VIDEO/ Gjesti i këndon Eglit: Moj gocë magjike, shumë të desha…
- “Nuk hakmerret me fjalë, por me distancë”, 3 shenjat e Horoskopit që nuk harrojnë asnjëherë një tradhti
- “Mos u merrni me spiunllëqe por shikoni punët tuaja”, Horoskopi i datës 19 Prill
- VIDEO/ “Sa fëmijë do të doje të kishe?” ja si i përgjigjet Gjesti Bieta Sulos, reagon Egli
- Rozana Radi shpjegon pse nuk reagoi kur Jozi qëlloi me shpullë Gjestin