Egla dhe Romeo kanë debatuar sërish sot, por këto debate Julian Deda i quan fallco.
Pjesë nga debati:
Egla: Unë mendoj që nuk duhet të merremi më njerëzit që s’janë në këtë shtëpi sepse nuk përgjigjen dot ti. Është paburrëri dhe papërgjegjësi të merremi me njerëzit që kanë dalë.
Romeo: Po na tregon ti burrërinë! Të dhembi.
Egla: Jo zemra po të shpjegoj një etikë, një rregull që duhet ta mësosh. Nuk flitet për njerëzit në mungesë
Romeo: Hë moj se thashë ku të dhëmbi. Ti e ke bërë e para, tani e kape ti. Tani u kujtove ti kur i ke përmendur që 100 ditë.
Egla: O shpirti ke të drejtë. Jepi, vazhdo. Situatat mi tregojnë çdo natë.
Romeo: Kush ta tregon?
Egla: Vjen një zog dhe ma tregon çdo natë.
Romeo: Ti që thoje “kur të dalësh jashtë do ta shikosh”.
Egla: Po ik o kalama kopshti, rritu. Je i vobektë fare në biseda edhe në debate.
Romeo: A e din se çfarë është i vobektë?
Egla: I varfër në biseda.
Romeo: I varfër jo i vobektë.
Egla: I varfër i vobektë është. I vobektë të duket fjalë e shpifur?
Romeo: Jo moj ti e ke gojën lule.
Egla: Të duket vetja burrë se ke lënë dy okë mustaqe. Ik grisu.
Romeo: Po luan kartën e gruas?
Egla: Me të shpjeguar fjalën i vobektë unë ty! Ti je idiot more, je idiot nga koka te këmbët
Romeo: Po idiot çfarë është?
Egla: Është një kryevepër e letërsisë botërore.
- “Bën këngë paçavure”, Ronaldo i përgjigjet Luizit: Famën s’ta mora unë por, Parashqevia dhe Gjesti
- VIDEO/ E papritur! Largohet një tjetër banor nga Big Brother VIP 4
- “Ke mashtruar gjithë Shqipërinë”, plas sherri mes Valbonës dhe Eglit: Je nepërkë
- Olti Curri ‘e ngacmon’ për Romeo Veshajn, ja si reagoi Heidi Baci në emision
- “Je piranjë”, plas sherri në BBV Fan Club, Olti Curri: O Shqipe peshkatare jam balenë
- Këta janë dy banorët e BBV4 më të preferuar nga publiku