Aktori Agron Llakaj ka folur në emisionin Vizioni i Pasdites për humbjen e bashkëshortes.
Mes lotësh, ai foli për dhimbjen që i la pas ikja e saj.
“Janë kohët më të vështira në jetën time. Më duhet të qesh kur nga brenda qaj dhe e kam shumë të vështirë. Më tepër më rrok pjesa e vuajtjes dhe e dhimbjes edhe pse mundohem ta kaloj. Pardje isha në një ceremoni dhe më erdhi një në moshë dhe më tha bëhu i fortë Agron do na bësh për të qeshur sepse është mision. Dhe ti duhet të jesh i fortë në këtë mision sepse të gjithë kemi nga një shpirt kurse ti ke dy edhe shpirtin e Kostandinës. Por pavarësisht nga këto fjalë të bukura motivuese që më shijojnë dhe më vijnë përulem përpara mungesës së saj.”, tha ai mes lotësh.
- VIDEO/ Rezart Veleshnja flet për Altin Bashën: Ja pse s’do punoja kurrë me të
- “Lëvizjet e guximshme mund të sjellin rezultate financiare”, Horoskopi i datës 16 Qershor
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin
- Këto shenja Horoskopi po e teprojnë këtë muaj
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!