Një Zarf i Bardhë ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP 4, pas kërkesës së Laert Vasilit për një darkë, për shkak se kaloi me sukses një mision.
“Laert pas misionit të kaluar me sukses, Vëllai i Madh të njofton se sonte siç edhe ke kërkuar të kesh mundësinë e një darke me një prej banorëve të shtëpisë. Duhet të zgjedhësh tani se me kë do darkosh, pasi darka është gati. Vepro tani”, lexoi Laerti në zarf.
“Unë kisha një mision që bëri disa prej banorëve të shtëpisë të keqkuptohen, por kisha një mision. Gëzuar ditëlindjen Valbona. Thashë dua të shkoj për darkë me Valbonën në ditëlindjen e saj dhe kërkesën time e ka plotësuar, pra për ditëlindjen tënde është shtruar një darkë. Megjithëse Ledioni tha sille më shpejt se ku i dihet. Dhe është ditëlindja jote dhe është shtruar darka”, tha Laerti.
Por Valbona e refuzoi kërkesën e Laertit, dhe ky i fundit vazhdoi të darkonte i vetëm.
Valbona më pas ka biseduar me Jozin dhe është përlotur. Po ashtu edhe Laerti është përlotur.
- Ester Alushi: Ja çfarë ndodhi jashtë Ferma VIP me të dashurën e Anduelit
- Enada Hoxha flet për ndarjen nga Gert Vaso me lot në sy: Nuk do t’ua uroja as atyre që shkaktojnë ndarjet e familjeve!
- “Janë mbretër të vërtetë të skenës”, ja cilat janë shenjat më karizmatike të Horoskopit
- “Sot shënohet fillimi i një cikli të ri rritjeje në punë dhe karrierë”, Horoskopi i datës 15 Qershor
- Ja tre shenjat më narciziste të Horoskopit
- Miriam Cani: Nuk është shenjë dobësie të ndjesh thellë është dëshmi që je gjallë!