Opinionistja Neda Balluku u ka bërë një thirrje të gjithë prindërve për të mos t’ua lënë fëmijët e tyre gjyshërve, por të kujdesen vetë, ose t’i dërgojnë në çerdhe apo shkolla.
“Duke qenë se këtu te liqeni çdo 10 hapa shoh vetëm gjyshër me fëmijë të vegjël dhe është një vapë dhe torturohen të shkretët nga 60 plus vjeç duke shtyrë karrocën e kalamajve tuaj, duke mos ua prishur tekave dhe kapriçove të kalamajve tuaj. A ka mundësi mos ua lini kalamajtë prindërve se ua nxitë jetën edhe i morët edhe ato pak vite që u kanë ngelur për të jetuar. Sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, me familjen e tyre. Të gjithë të varfër, të gjithë pa asnjë lloj mundësie, pjesa dërrmuese. U ka dalë shpirti t’ju rrisin ju tani duhet t’ju mbajnë edhe kalamajtë. Mbajini vetë kalamajtë. Çojini në çerdhe apo në shkolla ose mos bëni kalamaj”, thotë Neda në një Instastory.
- VIDEO/ Gjesti publikon pamje nga shtëpia në fshat, shkrihet së qeshuri nga batuta e mamasë
- VIDEO/ Kujt i drejtohet? Gjesti: A po don shihemi në katun ma vonë nëse don
- VIDEO/ Neda Balluku reagon pas kritikave: Kjo është dora e mrekullueshme e filipinezes që po ushqen time bijë
- Këto 3 shenja Horoskopi do të përballen me sfida të forta në Qershor
- “Ishte xheloze për gjënë më të vogël”, Xheneta Fetahu rrëfen marrëdhënien me ish-vjehrrën
- U tha se u ndanë, Alba Pollozhani flet për marrëdhënien me Lim Hotin