Një deklaratë e Ronaldo Sharkës në “Kepin e Vip-ave” u bë shkak, që ai Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito të përfshiheshin në një sherr virtual.
“I hodha një sy Instagramit, nami domethënë. Ca thonin e mori prej Luizit, ca thonin e mori se është në qendër të vëmendjes, ca thonin që e meriton. Unë mendoj se janë të gjitha faktorët, është një faktor që Kiara ka qenë në qendër të vëmendjes këtë periudhë dhe kjo shet. Vazhdoj ta them, këtë emision e meritoja ta prezantoja unë me gjithë respektin dhe dashamirësinë për Kiarën”, tha Ronaldo në atë periudhë gjatë një bisede me Keisi Meidinin dhe Mevlan Shabën.
Ndërkohë Luizi iu përgjigj me një video në Instagram: “Po shihja disa pjesë tani dhe më vjen keq për dy gjëra. E para, që nuk kam pasur mundësi asnjë sekondë të jem në krah të saj në Turqi dhe e dyta pashë disa momente, ku disa personazhe aty po bënin si koka shkencash edhe po të kisha qenë aty ju e dini se do merrnin fiks përgjigjet që meritojnë, por siç thotë ajo shprehja kur nuk janë barinjtë, ujqërit hedhin valle. Por le të hedhin valle, këtu do vijnë prap. Suksese edhe njëherë të gjithëve, Kiara të dua fort!”
Ndërsa Kiara shkroi në Instagram: “Dikur lyenin flokët si ai, sot e nxorën kokën. Koka bën, koka pëson”.
Replikat e njëpasnjëshme vazhduan, e që atëherë ata nuk i kanë folur njëri-tjetrit me gojë. Mirëpo ashtu sikurse, Efi Dhedhes edhe Ronaldo i ka lënë mënjanë mëritë dhe e ka uruar çiftin për pritjen e ëmbël.
“Urime! Pritje të ëmbël dhe bebi të vije plot shëndet e dashuri! Është kaq bukur kur sheh se si një histori dashurie finalizohet me bekim! Na emocionuat me këtë video”, shkruan Ronaldo në postimin e çiftit në Instagram. /Labirinth
- Pas propozimit për martesë, Roela dedikim romantik për Vedatin: Më ke ndryshuar jetën, të premtoj që do të bëj krenar!
- Xheneta Fetahu merr rolin e rëndësishëm në “She’s on Top”
- 3 shenjat e Horoskopit që do të shkëlqejnë në Qershor
- FOTO/ Ish-banorja e “Big Brother” bëhet nënë për herë të dytë
- “Vesa Luma je një yll që nuk do shuhet kurrë”, Alba Pollozhani: Xhelozia që ndjeni për femrat e tjera do t’ju lërë mbrapa!
- Alba Pollozhani ‘e shpalli’ Big Bastën fitues të Ferma VIP, reagon Vesa Luma: Të rralla janë vajzat si ti!