Pre. Dhj 27th, 2024

Video/ Ministrja e Financave: Nëse një person fiton 130-140 € në muaj nuk konsiderohet i varfër

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ministrja e Financave tha se për të mos u konsideruar i varfër, sot në Shqipëri një person duhet të fitojë diku tek 130-140 Euro në muaj.

Blendi Fevziu: Ju keni qenë edhe drejtoreshë e INSTAT. Sa duhet të jetë pagesa për një person që të jetojë, jo të marrë prodhime luksi? Sa duhet të marrë një shqiptar sot?

Delina Ibrahimaj: Pagesa, se shqiptarët kanë paga, kanë dhe qira, kanë edhe remitanca. Ne nuk kemi një për një person, ne nuk kemi një përllogaritje, por kemi një përllogaritje të shportës mesatare. Pra nuk kemi një përllogaritje se sa duhet të jenë të ardhurat e një personi, patjetër që kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona. Pyetja i referohet se sa duhet të gjenerojë një individ për të jetuar, për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130 Euro, 140 Euro për person.

Ndiqni më poshtë videon e marrë nga Tv Klan:

/Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *