Këngëtari Luiz Ejlli ka postuar në Instagram një video, ku flet në videotelefonatë me një zonjë e cila quhet Dine.
Luizi i tregoi gruas së moshuar, se mbesa e saj e kishte kontaktuar dhe për këtë arsye, ai e telefonoi.
Fituesi i Big Brother VIP 2 shkruan në Instagram, se janë fansat e tij, ata që e bënë ky që është sot.
“Nuk je në ëndërr Nëna Dine, në ëndërr jam unë kur ju shoh si lumturoheni kur flisni me mua. Në ëndërr jam unë kur shoh ndikimin që kam tek ju, se sa shumë më keni dashur e vazhdoni t’më doni.
Jeni të panumërt, mundohem t’ju lexoj të gjithëve në ato mijra mesazhe që kam por s’ia kam dal dot. Më bëhet zemra mal e më duket sikur ndonjëherë më njihni më mirë se sa unë veten. Keni parë anën më të bukur timen e ju jam mirënjohës përjetë. Si Nëna Dine ka shumë shqiptar, me halle të mëdha, e jam kaq i lumtur që në ato muaj Big Brother kam bërë t’i harroni sado pak ato halle. Por unë s’ju harroj e s’do ju harroj dot kurrë gjithësecilin prej jush, ju që më bëtë ky që jam sot🥺 Përjetësisht mirënjohës🙏“, shkruan Luizi në Instagram. /Labirinth
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
