Mamaja e njërit prej konkurrentëve të “Përputhen”, Endit ka qenë e pranishme dje në emisionin nëpërmjet një lidhje me skype. Bashkë me të ka qenë edhe djali i tij 16-vjeçar, si dhe motra e konkurrentin të “Përputhen”.
Nëna e Endit, ishte dakord me pëlqimin e djalit të saj ndaj Albinës, por tha se e preferuara e saj ishte Alba.
Endi dhe Alba kanë patur disa ballafaqime të forta në program dhe nuk kanë më komunikim mes tyre. Ndërkohë që si nga opinionistët ashtu edhe nga konkurrentët e tjerë aludohet, se ata të dy kanë një pëlqim shumë të madh për njëri-tjetrin.
Pas vlerësimit që nëna e Endit i bëri, Alba e falenderoi dhe i kërkoi ndjesë.
“Mami i Endit je shumë e mrekullueshme nga shpirti. Edhe dy fëmijëve ju uroj shumë suksese në jetë e në çdo aspekt. Edhe doja të kërkoja shumë ndjesë në rast se kam bërë sado pak të mërziteni për ballafaqimet që kemi patur me Endin”, i tha Alba.
Ndërkohë, që ajo iu përgjigj: “Jo. Je sjellë shumë e kulturuar. Ke vendosur një mur sepse ke kaluar shumë gjëra, ashtu sikurse dhe Endi dhe po mbron zemrën tënde mesa shikoj. Dhe thjesht t’i po mundohesh të gjesh më të mirin për jetën tënde”.
Ndërkohë që e ëma fliste, Endi bënte disa mimika, me anë të cilave tregonte se nuk mund ta besonte atë që nëna e tij po thoshte dhe që po i dilte në mbrojtje Albës. /Labirinth
- VIDEO/ Tha se ka lidhje jashtë shtëpisë së BBV4, Valbona Mhilli ballafaqohet me Shqipe Hysenajn: Nxirre emrin…
- “Jeta e dashurisë lulëzon përmes aventurave të përbashkëta”, Horoskopi i datës 31 Mars
- Rezarta Shkurta reagon pas debateve në BBV4, sqaron njëherë e mirë konfliktin me Rozana Radin
- Luiz Ejlli i komenton Kiarës: Besoj se ka ardhur koha ta bëjmë Lunen me një motër
- Kunati i Eglit reagon për Fan Club: Shohin lajmet e 2002-shit…
- E pazakontë! Gjesti bën veprimin e papritur në Prime, pamjet bëhen virale