Programi i humorit “Portokalli” do të nisë më 26 Shkurt.
Lajmin e ka bërë me dije moderatorja e programit më të ndjekur të humorit, Kiara Tito.
Ajo ka postuar në Instastories lajmërimin, që moderatori i Big Brother VIP 4, Ledion Liço bëri të shtunën në program, ku tha se kanë dalë në shitje biletat.
“Lajmërimi më i rëndësishëm nga të gjithë është që sot në orën 18:00 dalin në shitje biletat e edicionit të 43-të të Portokalli”, është shprehur Ledioni të shtunën, duke iu referuar ditës së djeshme.
Ndërkohë që krahas postimit, Kiara ka vendosur edhe datën e nisjes së spektaklit, ku shkruan 26 Shkurt 2025. Dhe kjo konfirmon edhe njëherë faktin që Kiara do të jetë sërish moderatore e këtij spektakli.
- Foto+Video/ Gjesti bën njoftim e rëndësishëm për fansat
- VIDEO/ Egli Tako zbulon më në fund surprizën për fansat
- VIDEO/ “Ej gangstere”, plas sherri mes G Banit dhe Krisës në Turqi?
- Belina Pupa reagon për Dritare TV pas lajmeve për akuzat në Australi!
- “Je ëndërrimtar në zemër”, Horoskopi i datës 23 Maj
- Grida Duma flet për Egli Takon: Ka tërhequr vëmendjen deri në nivele të larta të reagimeve…