Wed. Mar 18th, 2026

VIDEO/ “Një moment që mbrëmë ma ndali frymën”, Luiz Ejlli: Mu dridh zëri, lotët s’morën leje…

Më 12 Korrik këngëtari Luiz Ejlli festoi 40 vjetorin e lindjes së tij, ku u surprizua jo vetëm nga familja, por edhe nga fansat, të cilët i qëndrojnë besnikë edhe pas tre vitesh që nga koha kur ai ishte pjesë e reality-shoët Big Brother VIP 2.

Ndërkohë që së fundmi, Luiz Ejlli ka falenderuar të gjithë ata që e uruan për ditëlindjen e tij.

Ai është shprehur mirënjohës për çdo fjalë dhe çdo dhuratë.

“Ka ditë që kalojnë dhe harrohen, ka dhe ditë që hyjnë në shpirt e nuk dalin më kurrë. Dita ime e lindjes këtë vit ishte nga ato netë kur i thua vetes: mbaje mend mirë se ky moment nuk vjen më. Dua të falenderoj nga zemra çdo njeri që më kujtoi, çdo urim, çdo mesazh, çdo fjalë që u shkruajt me dashuri e jo me detyrim. Çdo dhuratë që nuk ishte thjesht material, por kujdes, mendim dhe kujtim. Ka një moment që mbrëmë ma ndali frymën. Isha në skenë duke kënduar dhe papritur qielli foli. Një dron, një drit, një mesazh u shfaq në ajër: Gëzuar ditëlindjen. Mu dridh zëri, lotët s’morën leje, erdhën vetë sepse ajo nuk ishte surprizë, ishte një shpërthim dashurie që më mbajti në ajër pa më prek. Më dhatë një kujtim që do ta mbaj deri ditën e fundit, jo në telefon apo në Instagram po këtu ku rreh fort. Faleminderit që më treguat që nuk jam vetëm. Ju dua jo për atë që më dhatë po për mënyrën se si më keni bërë të ndihem. Zoti ju bekoftë”, u shpreh Luizi.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *