Aktori Julian Deda ka reaguar për herë të parë pasi doli nga shtëpia e Big Brother VIP 3.
“Pas një dite pushim, mendova të dal në një video këtu dhe t’ju shpreh dy fjalë mirënjohjeje, falënderimi, konsiderate. Quajeni si të doni. Kalova katër muaj e gjysëm të vështirë në Big Brother, të vështirë i thënçin, se unë e kam shijuar pa fund, jam kënaqur pafund, me të mirat dhe këqijat e tij. Normalisht aty njëri nga ne do të fitonte. Unë të them të drejtën jam munduar të tregohem me sa më shumë ngjyra dhe emocion, nganjëherë me sa më shumë kalkulime dhe lojë. Por jam munduar të jem i matur edhe pse nganjëherë na ka rrëshqitur edhe këmba.”, shprehet Juli në një video.
“Ajo që ma ka bërë më të lehtë këtë rrugëtim është mbështetja juaj, e secilit prej jush. Është një mbështetje organike, e dashur. Pa shumë lutje, që aman më mbështesni, ka qenë dashamirëse nga ju. Për këtë doja të ju falënderoja pafund”, tha Juli në postimin e tij në Instagram.
- VIDEO/ Loredana e konfirmon: Sapo u divorcova nga ish-bashkëshorti, martesa ishte…
- VIDEO/ Surprizat për Roelën nuk kanë fund, Vedati i propozon martesë në emision!
- VIDEO/ Djalë apo Vajzë? Roela dhe Vedati zbulojnë gjininë e bebit
- VIDEO/ Super lajm! Roela dhe Vedati zbulojnë në emision se do të bëhen prindër!
- 3 shenjat më me fat të Horoskopit për muajin Qershor
- Kënga “Jetë”, dedikim për Gjestin? Reagon më në fund Egli Tako