Artisja shqiptare Bebe Rexha është shfaqur duke qarë në disa video të publikuara në Instagram.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore ka shkruar se i ka folur shqip një punonjësi të sigurimit në një aeroport, duke menduar se edhe ai është shqiptar.
Punonjësi në fjalë i është kthyer me zemërim artistes, e cila thotë se tani po e kër.cën.ojnë se nuk do e lejojnë të fluturojë. Një gjë e tillë e ka frikësuar dhe mërzitur Beben.
“Lufthansa jam kërcënuar sepse mendoja se agjenti i sigurimit ishte shqiptar. Unë fola me të në shqip duke e pyetur se ku ta marr biletën time dhe tani ai më ndalon fluturimin”, ka shkruar Bebe Rexha në video.
Artistja ka qenë në Riad të Arabisë Saudite, pasi ka qenë e ftuar për të performuar në festivalin ‘MDL Beast’, dhe ishte në rrugën e saj duke u kthyer për në shtëpi, në Los Angeles.
Ajo bëri edhe një reagim me shkrim duke shpjeguar situatën dhe duke shprehur indinjatën e saj ndaj kompanisë së fluturimit.
“Unë besoj se ky është një akt urrejtjeje ndaj meje sepse jam shqiptare. Ai nuk më lejoi të marr emrin e tij. Vazhdonte të më abuzonte mendërisht për të më bërë të ndihem se ishte më i fuqishëm se sa ishte në të vërtetë. Asnjë nga gratë në @Lufthansa nuk ndërhyri apo nuk tha diçka. Ai nuk do të më jepte emrin e tij, por sapo zbulova se punon për ATSG, një kompani shërbimesh për kontrollin e dokumenteve e punësuar nga Lufthansa”, shkroi artistja në InstaStory.

- VIDEO/ Me vëllain hipur në motor, Gjesti publikon pamje nga fshati i tij
- “Një pasuri e madhe po ju pret”, Horoskopi i datës 5 Qershor, sipas Meri Shehut
- Këto shenja të Horoskopit do të jenë të favorizuara në ditët në vijim
- “Do jeni të mençur, të duruar dhe të respektuar gjatë kësaj dite”, Horoskopi i datës 5 Qershor
- Pas propozimit për martesë, Roela dedikim romantik për Vedatin: Më ke ndryshuar jetën, të premtoj që do të bëj krenar!
- Xheneta Fetahu merr rolin e rëndësishëm në “She’s on Top”