Përpara disa ditësh, ish-konkurrentja e Big Brother VIP 3, Heidi Baci vendosi që t’i largonte nga profili i saj në Instagram fotot me aktorin dhe njëkohësisht ish-banorin e Big Brother VIP 3, me të cilin u njoh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Romeo Veshaj.
Ky veprim bëri që ish-moderatorja e “Goca dhe Gra” të vuloste njëherë e mirë gjitha dyshimet nëse ata ishin ndarë apo jo.
Romeo nga ana e tij i kishte hequr me kohë postimet në rrjetin social. Në deklaratën e saj përpara se të largohej nga programi në Top Channel, Heidi bëri të qartë, se ajo punonte për të jetuar dhe nuk jetonte për të punuar. Një deklaratë kjo që me shumë mundësi kishte të bënte me Romeon, pasi ajo përforcoi edhe faktin që fama dhe klikimet ikin shpejt, ndërsa ajo që mbetet është dashuria.
Gjithashtu producentja e serialit “Tenxherja Kapakun” tregoi se kishin bërë një punë intensive dhe se punonin me orë të zgjatura për realizimin e tij dhe ky mund të ketë qenë një shkak për ndarjen e tyre, pasi përkon edhe me deklaratën e Heidit. Por deri tani askush nuk e ka zbuluar arsyen e vërtetë të ndarjes.
Shikoni videon:
- Ja si e uroi Heidi Baci Kiara Titon për ditëlindje
- Mesazhi i Luiz Ejllit nga Maldive: Nuk ka aspak rëndësi vendi ku je apo ku do të jesh, por…
- Arsida e kallëzoi penalisht, reagon mamaja e G Banit: Shpërthen kur i bëhen padrejtësi, por…
- “Lëvizje prej adoleshenteje”, Ronaldo Sharka për Egli Takon: U ankua për Xumin, por po bën të njëjtën gjë me Gjestin
- VIDEO/ Luiz Ejlli zbulon surprizën që i bëri Kiarës: Ditëlindjen tjetër në hapësirë!
- Arsida e kallëzoi penalisht, Arbër Hajdari i del në mbrojtje G Banit: Do të mbroj vetë në gjykatë