Fri. Apr 18th, 2025

VIDEO/ Gjesti i gënjeu se do ikte, por u fsheh në lavanteri, banorët ‘shpërthyen’, Egli: Kam mbetur pa fjalë

Gjesti njoftoi banorët e Big Brother VIP 4 se sonte do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Sonte Kingi iki. Më vjen mirë prej Rozanës, Eglit dhe Danjës, që keni qenë shoqe të mira për mua. Për shkaqe të miat personale, se boll u bë më edhe sonte iki. Kush do të më përcjellë… Faleminderit krejtve”, tha ai.

Pas kësaj Egli ka shpërthyer në lot dhe i ka thënë se nëse ai ikën edhe ajo do të dalë nga shtëpia.

Por Gjesti u fsheh në lavanderi dhe dëgjoi të gjitha bisedat dhe veprimet e banorëve.

Më pas Gjesti doli dhe filluan debatet mes banorëve, Rozana u gëzua shumë, ndërkohë që Egli bisedoi me Aldon duke i thënë se nuk dinte asgjë rreth kësaj dhe se kishte mbetur pa fjalë.

“Mua nuk më dhimbset më për asnjë gjë”, tha Aldo.

Pas kësaj, Egli shkoi në lavanteri dhe po rrinte e vetme.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *