Aktori i njohur i humorit, Gaz Paja, është shfaqur së fundmi krah bashkëshortes së tij, Ira, pas thashethemeve që qarkulluan rreth një vit më parë për një mundësinë e krizës në marrëdhënien e tyre.
Çifti nuk ka konfirmuar as mohuar spekulimet, që janë bërë për marrëdhënien e tyre.
Pas një periudhe pauze, Gaz Paja dhe Ira janë parë bashkë me djalin e tyre gjatë një seti fotografik, duke sjellë sërish në vëmendje marrëdhënien e tyre. Edhe pse gjatë këtij seti ata ishin së bashku, ka ende dyshime nëse çifti mund të ketë kaluar vërtet një krizë.
Në pamjet e publikuara, ata shihen të distancuar nga njëri-tjetri, çka ka nxitur dyshime se ky mund të ketë qenë vetëm një bashkëpunim i përkohshëm për të dhënë një imazh të përbashkët si prindër të angazhuar për djalin e tyre.
Aludimet për ndarjen e çiftit nisën pasi postimet e aktorit me Iran kanë qenë të pakta, ndërsa prej kohësh ata nuk janë shfaqur me njëri-tjetrin në publik.
- VIDEO/ Tiri dhe Shkëlzeni ‘e djegin’ në Turqi, Neda ‘iu kthehet’: Shokët tuaj janë me nga tre kalamaj!
- Surprizë! Kiara Tito zbulon për herë të parë projektin e madh me Luiz Ejllin
- Kiara Tito tregon momentin e vështirë në “Portokalli”: Gati po qaja në prapaskenë…
- VIDEO/ Me pushime në Turqi, Krisa ‘e kap mat’, Tirin…
- Këto shenja Horoskopi do kenë fatin në anën e tyre këtë javë
- VIDEO/ “I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”, bashkëshortja reagon për Ferma Club pas deklaratës së Andreas