Dje në mbrëmje nisi reality show më i ndjekur nga shqiptarët, Big Brother VIP 4.
Shtëpisë më të famshme në Shqipëri iu bashkuan 16 banorë, të cilët do të garojnë për çmimin e madh, por me siguri që në vazhdimësi do t’i bashkohen edhe banorë të tjerë.
Mes banorëve ishin edhe reperi G Bani dhe gazetarja Gerta Gixhari, motra e aktores Olta Gixhari, e cila njihet për një lojë mjaft të fuqishme gjatë periudhës që ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP 2.
Mirëpo me t’u mbyllur programi në shtëpi filluan debatet e para. G Bani ka debatuar me Gertën, e cila i kërkonte llogari për paketat e cigareve.
G Bani tha se nuk e dinte sa paketa kishte marrë, pasi nuk i kishte numëruar, ndërkohë që Gerta i tha se donte të dinte saktësisht numrin e tyre dhe të merrte pjesën e saj që i takon.
“Sa është numri i paketave?”, pyeti Gerta, ndërsa më tej theksoi: “Dua cigaret që më përkasin mua, se si i përdor unë është puna ime”.
Ndërkohë që Xhibani iu përgjigj se Gerta do ta merrte patjetër pjesën e saj, por nuk e dinte se sa paketa kishte marrë në total nga “dhoma e rrëfimit”.
“Nëse thua nuk e mban mend është e qëllimshme”, ia ktheu Gerta.
G Bani iu përgjigj: “Është hera e dytë që po ma thua, po më akuzon për hajdut”.
Shikoni videon:
- VIDEO/ Tiri dhe Shkëlzeni ‘e djegin’ në Turqi, Neda ‘iu kthehet’: Shokët tuaj janë me nga tre kalamaj!
- Surprizë! Kiara Tito zbulon për herë të parë projektin e madh me Luiz Ejllin
- Kiara Tito tregon momentin e vështirë në “Portokalli”: Gati po qaja në prapaskenë…
- VIDEO/ Me pushime në Turqi, Krisa ‘e kap mat’, Tirin…
- Këto shenja Horoskopi do kenë fatin në anën e tyre këtë javë
- VIDEO/ “I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”, bashkëshortja reagon për Ferma Club pas deklaratës së Andreas