Elton Ilirjani, kushëriri i Julia Ilirjanit ka folur në “E diell” për banoren e Big Brother VIP 3.
Ai ka treguar një fakt shumë interesant, që Julia nuk e ka rrëfyer brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Eltoni tregoi se Julia është drejtuese artistike e imazhit të tij dhe se e shoqëron në Javët e modës kudo në botë
“Julia është kushërira ime e bukur. Gjithmonë ka qenë një imazh shumë i bukur. Ne kemi një histori shumë të bukur bashkë. Unë kam qenë i vogël me bishtaleca i kapja dhe rrija si gocë dhe Julia ishte një gjimnaziste, e cila kaloi para pallatit tim dhe më tha: “Po ti pse i mban flokët kështu. Nuk je gocë”. Edhe unë i them: “Po ty ça të duhet gocë jam edhe më e bukur se ty”. Edhe ajo ikën vazhdon, se Julia ka një gjë është një personazh shumë interesant. Unë më shumë e kam njohur në New York dhe u bëmë miq të mirë. Baballarët i kemi kushërinj të parë. Juli ka qenë imazhi i asaj vajzës së bukur që guxoi që bëri atë formatin e natës së Vitit të Ri që ishte një film melodik i bukur me Aleksandër Gjokaj me Leonard Bombaj. Isha shumë krenar për të, më inspironte. Një zonjë e vërtetë. Ne kalojmë shumë mirë bashkë në Amerikë. Ajo është drejtuesja artistike e shfaqjeve të mia. është shumë modeste nuk e thotë, por ajo është e regjistruar në Javët zyrtare të modës. Pra si drejtuese artistike e imazhit tim. Ajo është mbi ata që bëjnë make-upin. Ajo e do aq shumë Shqipërinë sa më la mua në mes të Parisit dhe zgjodhi Big Brother VIP Albania. Kam qenë kundra, u mërzita, por ajo e ka bërë këtë gjë për dy arsye. E para se ajo e do shumë Shqipërinë është fanse deri në çmenduri. Për të është inekzistent Neë York-u krahasuar me Tiranën. E dyta, ajo do që t’i jepet fund bullizmit, e ka personale kur e thotë. Sepse ajo ka ikur nga Tirana e detyruar, sepse iu bullizua vajza 13 vjeçe dhe ajo nuk dilte dot nga shtëpia. Si nënë e vetme e mori rrugën e Amerikës. Nuk më telefonoi kur kishte nevojë nga ana financiare. Juli ka bërë punë shumë të vështira. E ka bërë edhe pastruesen në hotel për të mbajtur atë vajzë. Ne jemi ngritur bashkë. E dua shumë dhe uroj të japë më të mirën e vetes dhe ti ndihmojë shumë gratë shqiptare”, tha Eltoni gjatë një bisede me Edi Manushi.
- Barack Obama i bën dedikimin e ëmbël Michelle për ‘Ditën e Nënës’
- “E ke bërë gjoksin?” Olta Gixhari jep përgjigjen e sinqertë
- VIDEO/ Po shkonte për të votuar, Ledion Liço pengohet në rrugë
- VIDEO/ Alba e kapi duke u përqafuar me Nennan në shtrat, Limi qesh: Mu duk sikur më kapi gruaja…
- VIDEO/ Alba kap Limin dhe Nenna të përqafuar në shtrat, shpërthen në lot: Për çfarë ta dhashë besën?
- VIDEO/ Big Basta flet për Big Mamën: Ironizonte Albën për…