Wed. Mar 18th, 2026

VIDEO/ Elia Zaharia shpjegon pse e mban ende mbiemrin e Princit në rrjetet sociale

Elia Zaharia ka zbuluar arsyen përse në Instagram mban ende mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, Princ Lekës.

“E mbaj akoma sepse nuk hiqet, nuk varet nga unë. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon.

Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim. Ka mbetur ashtu, e kuptoj që shumë njerëz mund të bezdisen dhe ti shqetësojë. Por nuk ka të bëjë me vullnetin apo dëshirën time. Në çdo punë që kam bërë kam pasur mbiemrin tim, Zaharia. Nuk kam punuar me mbiemrin tjetër.

Për ata që mund të ngrejnë pyetje, derisa të zgjidhet le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës, i gocës. Duhet të jemi në promovim të punës, ndaj nuk kam hapur Instagram tjetër. Ka vështirësinë e vet, por nuk është e pamundur”, u shpreh aktorja në një video në Instagram.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *