Në puntatën e djeshme të “Goca dhe Gra”, aktorja Egla Ceno është rrëfyer lidhur me mëmësinë.
Gjatë emisionit ajo është rrëfyer se ndryshe nga disa vite më parë që e priste një fëmijë, tani nuk e pret më.
“Dua të jem e sinqertë me ju, unë deri para disa vitesh edhe e mirëprisja një gjë të tillë. Por nga 40 vjeç e pak, nuk do të doja të më ndodhte më. E dini pse? Sepse mendoj se një fëmijë nga nevojë për gjithë fuqinë fizike, përqëndrimin tënd. Nuk është njësoj si të jesh nënë 20, 25, 30 vjeç dhe të jesh nënë 40, 50 apo 60 vjeç. Nuk është njësoj sepse fuqia është ndryshe, përqendrimi është ndryshe, lodhja është ndryshe dhe sinqerisht nuk do të doja të isha gjyshja e fëmijës tim. Do të doja të isha mami i fëmijës tim. Por ky është një vendim personal”, tha Egla.
- Egli Tako merr vendimin e rëndësishëm për karrierën e saj muzikore
- Këto shenja duan të kalojnë më shumë kohë me kafshët se me njerëzit
- “Puna detektive e bërë në mëngjes do të ketë shpërblime të mëdha pasdite”, Horoskopi i datës 17 Qershor
- VIDEO/ Rezart Veleshnja flet për Altin Bashën: Ja pse s’do punoja kurrë me të
- “Lëvizjet e guximshme mund të sjellin rezultate financiare”, Horoskopi i datës 16 Qershor
- Danja Koka publikon foto me partnerin e saj Redin