Një djalë i ri dhe e dashura e tij shkuan në një shfaqje makinash luksoze. I riu vendosi që të mburrej me blerjen e tij të fundit, por përfundoi duke u tallur në rrjetet sociale.
Video në YouTube tregon sjelljen e keqe të tij, i cili mburret me jetën prej pasaniku para të varfërve në Florida të Shteteve të Bashkuara.
I shoqëruar nga e dashura e tij, ai kryen një akt që do të sillte pasoja epike. Pasioni i tij për makina bëri që ai të hipte sipër mjetit dhe të mburrej para publikut, megjithatë në momentin që vendos këmbët te xhami, ai thyhet.
Të gjithë shpërthejnë në të qeshura, ndërkohë në fytyrën e tij mund të dallohet qartë turpi që kaloi. Edhe para incidentit, e dashura shihet teksa e paralajmëron se xhami mund të thyhej për shkak të peshës së tij.
Megjithatë, paratë që ka shpenzuar për riparimin nuk duhet të kenë shumë rëndësi, pasi ai është një person shumë i pasur, sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane.
Videoja e shpërndarë në rrjetet sociale është bërë mjaft virale:
- Grida Duma flet për Egli Takon: Ka tërhequr vëmendjen deri në nivele të larta të reagimeve…
- VIDEO/ “Ti je një shtrigë…”, Megi Pojani feston ditëlindjen, ja si e uron Neda Balluku
- “Ditë pozitive dhe e mbushur me momente të lumtura”, Horoskopi i datës 22 Maj
- A do të futej sërish në BBV? Ja si përgjigjet Ilir Shaqiri
- “Mbetëm pa ushqim”, Julia Ilirjani përlotet në emision: Vajza më tha do ndajmë drekën bashkë!
- Xheneta iu nxjerr sekretin Jozit dhe Loredanës