Selin ka treguar një histori Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Fëmijëria ime lidhet me Onon. Nuk kemi shumë vjet diferencë dhe e kemi rritur njëri-tjetrin. Edhe pse gjini të kundërta kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Ai vëllai i madh kokë derr, unë motra e vogël, që bëja gjithmonë çfarë donte Ono. Kemi kaluar shumë mirë. Jemi lindur në një familje shumë të shëndetshme, shumë të lumtur. Me gjyshërit, mamin, babin”, tha Selin e përlotur.
Ajo tregoi më tej një ngjarje të dhimbshme në familjen e saj.
“Në 29 nëntor ka qenë një natë që s’kam për ta harruar ndonjëherë. Dua t’i kërkoj falje Onos nëse mërzitet që po e ndaj me ju këtë. Në shtëpinë tonë kishte ardhur një nga hallat tona dhe unë isha në dhomën time me një nga kushërirat edhe dëgjoj shumë ulërima. Kur dal nga dera shikoj që Ono po kalonte një krizë epileptike dhe ne ishim vetëm. Mami u tremb shumë dhe askush nuk dinte ta ndihmonte. Nuk dinim çfarë bëhej në këtë rast”, tha Selin, duke u shprehur se kjo gjë i ka mbetur traumë.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
