Ish-banori i ‘Big Brother VIP Albania’, Bernard Hume, ishte i ftuar ditën e sotme në studion e “Breaking”. Ai rrëfeu emocionet dhe eksperiencën e tij brenda shtëpisë së Vëllait të Madh.
Në studio u shfaq edhe Enamin, partneri i Benardit, i cili u shpreh: “Falenderoj Top Channel që i dha Bernardit mundësinë për të treguar historinë e tij dhe gjithashtu faleminderit shqiptarëve për mbështetjen e tyre. Them se problemi i vetëm që kisha, ishte që bënte më shumë punë shtëpie në shtëpinë e Big Brother sesa në shtëpinë tonë. Unë i kam thënë tashmë se sa shumë më ka munguar dhe jam shumë i lumtur që jemi sërish bashkë”, tha ai.
Ndërsa, Bernardi tha se nëse nuk do ishte i dashuruar, personi që do ta bënte për vete do ishte Laerti.
“Them se do ishte Laerti, sepse është një njeri shumë simpatik, i artikuluar, shumë i zgjuar dhe di se çfarë flet, është shumë i mirësjellshëm dhe me shumë qytetari”, tha Bernardi.
- Ja tre shenjat më narciziste të Horoskopit
- Miriam Cani: Nuk është shenjë dobësie të ndjesh thellë është dëshmi që je gjallë!
- “Do t’ju rikthehet dëshira për të dashuruar”, Horoskopi i datës 13 Qershor
- “Lart e më lart shoku”, Neda Balluku mbështet këtë konkurrent për fitoren e Ferma VIP
- VIDEO/ Jonida Maliqi paralajmëron: Hera e parë që një situatë e tillë ndodh në një media shqiptare
- “Me ty kampion”, Egli Tako mbështet këtë konkurrent për fitoren e Ferma VIP