Pas vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Abigeila Voshtinës nga posti i drejtoreshës së Teatrit të Operës dhe Baletit, tenori Armaldo Kllogjeri, i njohur për publikun nga pjesëmarrja në “Big Brother”, ka reaguar përmes një videoje në TikTok.
Në reagimin e tij, Kllogjeri ka komentuar vendimin si një moment drejtësie, duke kujtuar përvojat e tij personale në këtë institucion. “Karma nuk harron! Dy ditë më parë u shkarkua nga detyra drejtoresha e TOB. Zoti vonon, por nuk harron. Siç thotë populli, kush i bën gropën tjetrit, përfundon vetë në të,” është shprehur ai.
Tenori, i cili është larguar më herët nga puna në TOB, ka shprehur shpresën se drejtimi i ri i institucionit do të sjellë ndryshime pozitive dhe ndoshta edhe rikthimin e tij në pozicionin që, sipas tij, e meriton.
- Ja tre shenjat më narciziste të Horoskopit
- Miriam Cani: Nuk është shenjë dobësie të ndjesh thellë është dëshmi që je gjallë!
- “Do t’ju rikthehet dëshira për të dashuruar”, Horoskopi i datës 13 Qershor
- “Lart e më lart shoku”, Neda Balluku mbështet këtë konkurrent për fitoren e Ferma VIP
- VIDEO/ Jonida Maliqi paralajmëron: Hera e parë që një situatë e tillë ndodh në një media shqiptare
- “Me ty kampion”, Egli Tako mbështet këtë konkurrent për fitoren e Ferma VIP