“City Taxi” është një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të programit “E Diela Shqiptare” në TV Klan.
Rrugëtimi i fundit për të dorëzuar mesazhin ka qenë i një prej taksistëve të kompanisë, Fatmirin.
Pas insertit, Ardit Gjebrea ndau lajmin e trishtë teksa deklaron se taksisti 53-vjeçar është ndarë nga jeta papritur, vetëm pak ditë pas dorëzimit të mesazhit të fundit.
“Në një nga momentet e fundit, teksa taksia u ndal pashë Fatmirin, shoferin i cili sot në mëngjes u nda nga jeta dhe ne kemi çuar mesazhin parmbrëmë në Bilisht dhe sot në mëngjes na thanë, 53 vjeç, Fatmir Kovaçi është ndarë nga jeta dhe ka qenë një dhimbje shumë e madhe sepse prej 10 vitesh ai dhe një kolegu i tij, kanë qenë ndër të parët dhe të vetmit që kanë rrugëtuar për 10 vite me këtë kompani që në krijimin e saj. Unë do të doja që t’i shprehja ngushëllimet familjes së Fatmirit dhe qoftë i parajsës. Ata bëhen pjesëtarë të familjes sonë, të gjithë bashkëpunëtorët tanë, ne punojmë me ta, gëzojmë me ta dhe Fatmiri ishte një zotëri i vërtetë, i qeshur”, tha Ardit Gjebrea.
- 3 shenjat e Horoskopit më me fat të muajit Prill
- VIDEO/ Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Eglit, ndjekësit e BBV4 revoltohen me të
- Horoskopi i muajit Prill për të gjitha shenjat
- VIDEO/ “Akoma ke shpresë me mua?”, Egli-Gjestit: Nuk të marr leje ty, po më shqetëson qëkur kam ardhur!
- Egli: Gjesti do thotë për herë të parë të dua
- Ja kush janë 16 fermerët e “Ferma VIP”