Wed. Mar 18th, 2026

VIDEO/ Albana Osmani “shpërthen” ndaj Xheni Karajt: Turp të të vijë…

Albana Osmani e ftuar në emisionin “Opinion” shprehu kundërshtimin e saj të plotë ndaj projektligjit të propozuar nga qeveria, i cili synon të përfshijë identitetin dhe shprehjen gjinore përtej ndarjes tradicionale burrë dhe grua.

Pjesë nga debati:

Xheni Karaj: Blendi, po ne jemi burrnesha, me identitetin gjinor.

Albana Osmani: Çfarë! Po ty të të vijë turp nëse e artikulon burrneshën si një transgjinore. Fol me mua se unë vij nga vendi i burrneshave. A e din çfarë janë burrneshat?

Xheni Karaj: Gra që morën rolin e burrit, nuk ka rëndësi për çfarë.

Albana Osmani: Turp të vijë, burrnesha është personifikim i një vajze shqiptare shumë të nderuar. Burrnesha është një vajzë që është rritur në një shtëpi, i vranë tërë meshkujt e shtëpisë dhe u detyrua t’i dilte zot shtëpisë së vetë. Por jo një transgjinore kurrë! U betua, mori pushkën dhe vdiq e virgjër. Jetoi tërë jetën e përbetuar për të mbrojtur familjen e vetë.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *