Duhet thënë që spektakli i mbrëmshëm i Big Brother ishte plot surpriza, disa prej të cilave aspak të këndshme për banorët. Kështu, pas videos së Xhenetës, e cila flet për Gjestin dhe lidhjen që pati me të, mes banorit dhe Eglit situata ka qenë shumë e tensionuar.
Për më tepër, reperi bëri disa deklarata që e mërzitëm Eglin e sikur të mos mjaftonte kjo, banorja dëgjoi edhe deklaratat nga ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Xheneta, e cila deklaroi se mendonte se Gjesti ishte duke e pritur jashtë.
Gjesti: Ti nuk ke kufij.
Egli: Për sa kohë dëgjoj një intervistë dhe jam përfshirë, zgjedh të largohem derisa të zbuloj të vërtetën sidomos ndaj dikujt që nuk ndjen për mua dhe e lobon. Më ke mbajtur duke më thënë që të vinë ndryshe ndjenjat. Kam faj unë që të jap mundësinë ty të flasim dhe ti ikën. Faji është i gjithë i imi. Unë kam besuar dhe vazhdoj ta bëj.
Gjesti: A mendon se kam bërë lojë me ty?
Egli: Nuk e di të të kthej përgjigje, jam lëmsh dhe shumë e ngarkuar. Unë di që të kam besuar, kaq di unë. Për sa kohë një vajzë del në një intervistë dhe thotë ‘unë e prisja jashtë të ndanim gjërat me njëri tjetrin’, unë nuk kam më absolutisht asnjë vend në këtë marrëdhënie. Dëgjova deklaratën e një vajze që unë nuk e njoh.
- Çiljeta Xhilaga i bën dedikim Albanit: Shpirtrat tanë janë të njëjtë
- Gëzuar Ditën e Verës nga Luna Maria dashuria!
- Parashqevi Simaku risjell këngën e saj, publikohen pamje nga videoklipi
- VIDEO/ Valbona përlotet, Jozi nuk pushon: Qofsh ti që je, po vuan shumë, i pafytyri qesh!
- VIDEO/ Livia futet brenda shtëpisë së BBV, ja çfarë i mori Gjestit ndërkohë që flinte gjumë
- VIDEO/ Nipi i Rozanës hyn në shtëpinë e BBV, banorja shpërthen në lot