Moderatorja Alketa Vejsiu ka zhvilluar një bisedë të gjatë me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.
Njëri prej tyre e ka pyetur për ofendimet që i bëheshin moderatores Kiara Tito në përiudhën, kur ajo ishte në shtëpinë e Big Brother VIP.
“Mendimi yt për të gjitha ofendimet që ju bënë Kiarës gjatë BBV2?”, pyeste ndjekësja.
Ndërsa Alketa përgjigjej: “Bullizimi kibernetik është i tmerrshëm ndaj çdo vajze. Kiara po jeton përrallën e saj. Është jeta e saj, dashuria e saj, fëmija i saj, momenti i saj i famës. Çdo zemër e madhe duhet të kënaqet për të dhe këdo. Nëse ka pasur ndonjë kritikë është ok. Big-u është eksperiment social i vështirë shumë, por s’ka pse të shfryhen inate e mospërmbushje personale tek njerëz që dëm s’na bëjnë, keq nuk bëjnë. Të ofendosh, shantazhosh, bullizosh është e keqja e të Zotit të vet. Më duket vajzë e mirë shumë.”

- Zbulohet emisioni ku do ta shohim Egli Takon pas përfundimit të Big Brother VIP
- VIDEO/ Gjesti iu bën thirrje fansave: Midis Tirone, krejt nubat…
- Egli Tako pozon njësoj si Gjesti, ja çfarë shkruan
- “Një mundësi karriere”, Horoskopi i datës 24 Prill sipas Meri Shehut
- G Bani ‘shpërthen’ ndaj Laert Vasilit: Si ato që martohen më interes dhe pas divorcit synojnë zhvatjen
- Rrëfimi prekës i Livias pas takimit me të atin: Ëndërron që të bëhet gjysh!