Reperi i famshëm italian, Fedez është rikthyer në shtëpi tek familja e tij.
Bashkëshortja e tij, Chiara Ferragni ka postuar në rrjetet sociale një video shumë emocionuese, nga momenti kur ai mbërriti në shtëpi dhe se si e pritën dy fëmijët Leone dhe Vittoria.
Shikoni videon emocionuese:
Në një intervistë për “Corriere Della Sera“, ai ka rrëfyer, se ka humbur gjysmën e gjakut dhe të mos ishte për personat, që dhuruan gjak me siguri nuk do ishte ende në jetë. Ai tregoi, se nuk ka ndikuar aq shumë ndërhyrja në pankreas për gjendjen e tij aktuale shëndetësore aq sa ka ndikuar stresi. Fedez ka rrëfyer se gjatë verës ka patur probleme shëndetësore dhe ka humbur shumë kilogramë.
“Stresi është një gjendje që nuk lidhet me klasën shoqërore apo paratë e dikujt. Vetëm për shkak se jemi të pasur nuk na bën imun ndaj frikës apo stresit emocional. Në rastin tim, shkaku mbizotërues është diagnostifikimi i kancerit të pankreasit në moshën 33-vjeçare“, tha ai teksa tregoi, se ai vjen nga një familje e thjeshtë punëtorësh.
Fedez u shpreh, se shëndeti mendor do të jetë gjithnjë e më tepër tema e së ardhmes dhe e brezave të ardhshëm.
“Dhe për mendimin tim është e nevojshme të flasim për këtë”, tha ai.
Burimi: Corriere Della Sera /Labirinth
- “Energjia në kulm, priten lajmë të mira”, Horoskopi i datës 8 Qershor
- VIDEO/ Luiz Ejlli uron Kurban Bajramin: Shqiptarët nuk e kanë ndarë kurrë sofrën sipas kishës apo xhamisë!
- “Fati yt i jashtëzakonshëm ka dalë përsëri në pah”, Horoskopi i datës 6 Qershor
- Është shtatzënë apo jo? Kiara Tito reagon për herë të parë
- VIDEO/ Fifi dhe Egli Tako publikojnë bashkëpunimin e tyre muzikor
- VIDEO/ Me vëllain hipur në motor, Gjesti publikon pamje nga fshati i tij