Moderatorja Kiara Tito feston sot 28-vjetorin e lindjes. Dje në mbrëmje bashkëshorti i saj, Luiz Ejlli i kishte përgatitur një surprizë. Ai hyri live në Instagram, për të treguar se i kishte thënë Kiarës të bëhej gati dhe më pas ia kishte mbyllur sytë dhe ajo nuk e dinte, se ku do shkonin.

Ndërkohë vetë Kiara ka postuar një foto në Instastories krahas së cilës shkruan: “Vish diçka elegante, mbylli sytë dhe ka një surprizë për ty… U kënaqa shumë! Po më pyesni çfarë ishte surpriza sonte por ja që Lui u sigurua që dhe ju të shihnit një copëz prej saj nga ne të tre. Nesër…”.

Më pas ajo ka postuar një foto, ku shihen plot dhurata për ditëlindjen.
“Dhurata ditëlindjeje, që kanë nisur që dje. Jam e bekuar me njerëz që më duan dhe i dua fortë”, shkruan Kiara.

- Olsi Bylyku flet për Egli Takon: I jam mirënjohës, i uroj fitoren në Big Brother!
- “Martesa në horizont”, Horoskopi i datës 2 Prill 2025: “Jeni bërë skllevër të manisë për para”
- 3 shenjat e Horoskopit më me fat të muajit Prill
- VIDEO/ Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Eglit, ndjekësit e BBV4 revoltohen me të
- Horoskopi i muajit Prill për të gjitha shenjat
- VIDEO/ “Akoma ke shpresë me mua?”, Egli-Gjestit: Nuk të marr leje ty, po më shqetëson qëkur kam ardhur!