Sat. Mar 29th, 2025

U arre.stua nga Rusia, ja gjendja e yllit amerikan të basketbollit

Një zyrtar i ambasadës amerikane ka mundur të vizitojë yllin e basketbollit, Brittney Griner, e cila ndodhet në paraburgimin rus për më shumë se një muaj, raporton BBC.

“Ajo u gjet në gjendje të mirë”, tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

31-vjeçarja është mbajtur në Moskë që nga shkurti, kur zyrtarët e doganës dyshohet se gjetën vaj kanabisi në bagazhin e saj.

Ajo mund të përballet me një dënim deri në 10 vjet nëse shpallet fajtore.

Javën e kaluar Agjencia Shtetërore e Lajmeve “Tass” raportoi se, një gjykatë në Moskë kishte vendosur që Griner mund të mbahej të paktën deri më 19 maj. /Përshtatur nga BBC për Labirinth

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *