Sht. Dhj 28th, 2024

Trikoja e kuqe e Princeshë Dianës shitet me një çmim “të çmendur”

Trikoja e kuqe e Princeshë Dianas është shitur 1.1 milionë dollarë. Sipas Vogue, çmimi i trikos së markës Warm & Wonderful u rrit në 15 minutat e fundit para se të shitej nga 190,000 dollarë në 1.1 milion dollarë, 14 herë më i lartë se vlerësimi i tij fillestar prej 80,000 dollarësh.

Lady Di e veshi për herë të parë pulovrën e kuqe me dele të bardha dhe një dele të zezë në vitin 1981, ku së bashku me Charles panë një ndeshje polo-je.

Sipas Vogue, pasi trikoja u dëmtua Diana e kishte zëvendësuar, ndërsa themeluesit e Warm & Wonderful Joanna Osborne dhe Sally Muir humbën gjurmët e trikos origjinale derisa Osborne e zbuloi atë në papafingo në fillim të këtij viti. /Labirinth

Tim Graham/Getty Images

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *