Këngëtarja Filloreta Raçi, e njohur ndryshe si Fifi do të jetë pjesë e VIP-ave që do të kërcejnë në “Dancing With The Stars”.
Këngëtarja ka qenë e ftuar në emisionin “Më Lër të Flas”, ku u pyet lidhur me mëritë që ajo kishte ndaj Top Channel.
“Ne jemi njerëz, janë disa gjëra që nuk duhet të fliten pasi kanë kaluar. Ka qenë një moment i imi shumë emotiv kur e kam pa skenën time. Unë jam edhe një njeri impulsiv, reagoj kur diçka nuk më pëlqen. Por shyqyr që jemi të rritur dhe i kemi lënë pas këto gjëra. E kam shumë qejf vallëzimin. Në momentin që më erdhi si ftesë u mendova, me shumë kënaqësi e pranova. E para për të ushqyer veten me punë dhe për ta shfrytëzuar për të treguar që unë mund të bëj dicka. Po ashtu edhe dobësohesh“, ka thënë Fifi.
Kujtojmë, se Fifi tha që Top Channel po i shkatërronte jetën, pasi pa që në promon e Big Brother VIP 2 ishte përfshirë edhe momenti, ku asaj i ra të fikët. /Labirinth
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
