Meteorologia Lajda Porja ka folur dje lidhur me përkeqësimin e motit në vendin tonë.
E pyetur nëse do të ketë reshje dëbore edhe në kryeqytet, Porja është shprehur, se në Tiranë nuk do të ketë dëborë.
Ndërkohë që për të mërkurën, ajo ka thënë se temperatura minimale pritet të kapë vlerën e minus dhjetë gradë celcius.
“Sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të dobëta, veriu dhe verilindja pritet të mos ketë reshje. Nga mbrëmja e djeshme ka zbritur i ftohti polar nga Poli i Veriut dhe ka sjellë një ndryshim të menjëhershëm të situatës termike. Temperaturat minimale është regjistruar në Peshkopi, me -6 grade celcius, ndërsa maksimalja nuk ka shkuar më shumë se 8 grade celcius. Temperaturat shihen problematike edhe për ditën e nesërme dhe të mërkurën, ku minimalja pritet të kapë vlerën e –10 grade celcius. Deri në fundjavë priten ditë të ftohta por pa reshje. Të dielën pritet rikthim i temperaturave normale”, ka thënë ajo.
- Foto+Video/ Gjesti bën njoftim e rëndësishëm për fansat
- VIDEO/ Egli Tako zbulon më në fund surprizën për fansat
- VIDEO/ “Ej gangstere”, plas sherri mes G Banit dhe Krisës në Turqi?
- Belina Pupa reagon për Dritare TV pas lajmeve për akuzat në Australi!
- “Je ëndërrimtar në zemër”, Horoskopi i datës 23 Maj
- Grida Duma flet për Egli Takon: Ka tërhequr vëmendjen deri në nivele të larta të reagimeve…