Pre. Dhj 27th, 2024

“Të ligë deri në palcë”, shpërthen Dea Mishel

Dea Mishel Hoxha njoftoi para disa muajsh, se ajo kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale, e cila kishte zgjatur për më shumë se katër orë.

Sakaq ajo ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në “Top Arena”, ku aty shpjegoi arsyen përse nuk ka qenë pjesë e televizionit përgjatë kohëve të fundit duke e lidhur me gjendjen e saj shëndetësore që nuk ka qenë e mirë.

“Kjo shkëputje e gjatë e imja nga ekrani erdhi sepse më duhet të fokusohesha te shëndeti. Një ndërhyrje e papritur, diçka që dukej të ishte e vogël por doli se ishte një gjë shumë e komplikuar dhe më trembi goxha të them të drejtën. Më sfidoi, por gjithashtu më mësoi shumë. Më ka mësuar të jetoj momentin, të gjej lumturi në gjërat e vogla në jetë, që ndoshta ndonjëherë i marrim për të mirëqena, si për shembull, familja, shoqëria, njerëzit që duam. Kam një mesazh për të gjithë ata që na ndjekin. Mos i lini kontrollet mjekësore pas dore, sepse një kontroll i hershëm mund të shpëtojë një jetë. Forca për të gjithë ata që mund të kenë një problem shëndetësor. Lutem për ju, jepini vetes pozitivitet, sepse mrekullitë ndodhin. Besoni në Zot!,”– tha ajo.

Mirëpo pak momente më herët kanë ardhur disa reagime prej saj në llogarinë personale të Instagram-it e cila shpjegon se pasi shpjegoi arsyen e mungesës së saj në televizion ka marrë shumë komente, sipas saj “të tmerrshme”!

“Kjo lloj injorance s’ka për ta çuar ndonjëherë para popullin tonë. Më besoni, duhet një forcë mbinatyrore për t’i kaluar të gjitha këto, e në fund të buzëqesh… unë jam thjesht njeri!”, shton ndër të tjera Dea.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *