...
Enj. Dhj 26th, 2024

“Të largohet nga Big Brother Vip”, motra e Olta Gixharit i hedh Zhaklinës pluhur në fytyrë

Në media, ditët e fundit u fol për një zënkë mes dy motrave Gixhari, Oltës dhe Gertës.

Ishte gazetari Andi Vrapi i cili tha në “Fan Club” se, motrat prej pak kohësh nuk ndiqen në rrjetet sociale dhe nuk kanë marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrin.

Ndërkohë, ajo që me siguri dihet tashmë është se, Olta Gixhari nuk ka marrëdhënie të mira me ish-banoren e Big Brother Vip, Zhaklina Gjollën. Mirëpo me Gertën, Zhaklina ka miqësi e marrëdhënie shumë të mirë.

Këto të fundit ishin sot të ftuar në “Dielli apo hëna”, në “E diell”, ku u bën pjesë e një loje me pyetje.

Kur Zhaklina u pyet se cili person duhet të largohet nga Big Brother Vip, ajo tha menjëherë emrin e Oltës, ndërsa Gerta mori hak, duke i hedhur një pluhur që mbante në duar.

E gjitha kjo në kuadër të lojës. Vajzat qeshën të dyja, ndërkohë që Gerta tregoi se, me Zhaklinën ruajnë një raport miqësor. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.