Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar sot para nisjes së edicionit të tretë të Big Brother VIP 3.
“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë”, shkruan Arbana në Instagram.
Ndërsa më tej falenderon themeluesin Dritan Hoxha dhe dy vajzat e tij, Lori dhe Sara Hoxha.
“Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen”, shkruan më tej moderatorja.
Ndërsa i uron suksese mikut të saj të vjetër Ledion Liço dhe dy bashkëpunëtoreve të saj, Lorina Mixha dhe Kristina Mere.
“Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always:) E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua ❤️”, përfundon Arbana.
- Laerti përlotet pas largimit të Livias
- Klajdi Musabelliu shkrin gjithë studion, tregon çfarë i tha mamaja
- Egli kërkoi të largohej nga BBV, G Bani përlotet: E kam thënë që është e dashuruar
- Egli përlotet pas debateve në BBV4, kërkon urgjentisht të lërë shtëpinë
- Gjesti tregon pse e zgjodhi Rizartën për të fjetur
- “Rozana e ka mbajtur në kurriz”, Arbër Hajdari-Livias: Je lojtare e dobët!