Pre. Dhj 27th, 2024

Studentët i bashkohen protestës: Ja tre kërkesat tona

Studentët e Shkencave të Natyrës dhe ata të Shkencave Sociale kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar protestës së rritjes së çmimeve.

Kryetari i Këshillit Studentor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dorjan Beqiri tha se studentët do të jenë çdo ditë për të mbështetur protestën.

“Hidhemi në protestë për çmimet. Ne do dalim me 3 kërkesa që janë bazike për studentët në kohë krize. Kërkesa e parë; përgjysmimi i tarifave cikli i dytë master, që janë tarifa të larta. Zerim për abonenë studentore. Kërkojmë zgjedhje për përfaqësuesin e studentëve për bordin e administrim”,
tha ai.

Ndërkohë, kolegu i tij i Fakultetit të Shkencave Sociale “në orën 16:30 do mblidhemi te Sheshi Skënderbej. Tarifat tona janë të kripura, duam reduktim të tyre”. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *