Një deklaratë e Brikenës është diskutuar në shtëpinë e BBV në një formë talk shoë, i quajtur Big Brother Talk, dhe i drejtuar prej Angelos.
“Kam një shoqe, e cila është e martuar prej 7 vitesh edhe e ka një fëmijë me atë person. Unë personalisht si Brikena kam thënë në momentin që ke një fëmijë edhe ke përgjegjësi, nuk e kisha prishur martesën n.q.s i dashuri im njëherë më kishte futur një shuplakë. Normalisht nëse është një gjë që ndodh 2-3 herë edhe që ndodh vazhdimisht jam total kundër dhunës”, tha Brikena, teksa u pyet nga Angelo.
Ndërkohë që Stelina nuk ishte dakord me këtë mendim, pasi sipas saj, familja është e shenjtë për të dy partnerët.
“Unë mendoj që familja është e shenjtë për të dy partnerët dhe jo vetëm për njërin që duhet të durojë një shuplakë. Këtu nis e gjitha. Kështu që në momentin që femra duhet të mendojë dhe të gjykojë veten nëse duhet ta prishë familjen për një shuplakë apo jo, mendoj që dhe mashkulli duhet të gjykojë vetë a duhet t’ia japë shuplakën sepse pastaj prishet familja. Një marrëdhënie që përfundon në një shuplakë pas 7 vitesh nuk e ka zanafillën pikërisht aty. Minimalisht ka nisur nga një ofendim, nga një sharje nga një e ngritur zëri”, tha Stelina.
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
- VIDEO/ Selin përlotet, Stenaldo i qëndron pranë: Mos u dorëzo nga njerëz të poshtër që nuk kanë bërë as gjysmën e asaj që ke bërë ti!
- “Jam gjithë kohën me ty”, DJ Gimbo i flet Selinit nga studio: Mos harro që…
- VIDEO/ Ja si reagoi DJ Gimbo kur mori vesh se Gjesti ndodhej në paraburgim
- VIDEO/ Gimbo u largua nga shtëpia, Selin qëndron e vetme duke qarë në lavanderi
