Mon. May 19th, 2025

“Sot është dita ideale të pranoni një propozim romantik”, Horoskopi i datës 19 Maj sipas Meri Shehut

Horoskopi për datën 19 Maj, sipas Meri Shehut

Dashi

Nje “dush skocez” sot ne shenjen tuaj, paraditja shume e ngrohte dhe me biseda te kendshme por pasditja mbushet me sherre.

Demi

Nje kontakt i bukur gjate nje udhetimi apo nje vendim ne jeten personale do sjelle konflikte me familjen dhe borxhe te prapambetura nga inati.

Binjaket

Do gjeni nje begati sot para jush dhe do mendoni se ka ardhur pranvera per ju. Por pasditja fsheh prapaskena te veshtira.

Gaforrja

Si prijesi i tufes do ndiheni sot dhe mbeshtetja nuk mungon, as erotizmi apo nje arratisje per qejf. Por nga mbremja do kuptoni se ju mungojne disa dele nga kopeja.

Luani

Te vetekenaqur ju gjen dita dhe me humor, si ju s’ka! Por me vone nga dreka e pasditja, ikin veshjet e Hirushes dhe merziteni. Mos humbni shpresen!

Virgjeresha

Sot merrni nje tufe me leke, si nje buqete e madhe. Kujdes perballjet e papritura me persona ne pune apo jete personale jane ne horizont.

Peshorja

Sot eshte dita ideale te pranoni nje propozim romantik. Por nderkohe mos u perballni me ceshtje pune apo te afermit pasi ka debate.

Akrepi

Puna ju sjell kenaqesi sot dhe para mundesisht. Por nje person ne pune ju prish ekuilibrat dhe permbys situaten e bukur.

Shigjetari

Era e ngrohte dhe erotike shpaloset kete paradite para jush. Ne cift fillon nje debat i ashper dhe nje xhelozi e madhe.

Bricjapi

Keni nje debat sot ne pune dhe nje skene xhelozie pasi mendoni se partneri juaj ju ka perdorur ekonomikisht.

Ujori

Sot Hena ne shenjen tuaj ju jep gjithe mundesite te beni ate qe deshironi dhe te fitoni perkrahje e adhurues. Me pas dita degjeneron ne xhelozi nga persona qe nuk e durojne dot lirine tuaj.

Peshqit

Sot mund te beni ato qe doni ne pune pa rene ne sy. Por nese ju shohin cdo gje do shkoje me keq se sa e mendoni.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *